Abelard Tahiri pozitiv me COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tahiri ka deklaruar se ka simptoma të zakonshme dhe që nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”, ka shkruar ish-ministri i Drejtësisë në rrjetin social “Facebook”.