Ministri Abelard Tahiri - Foto: Ministria e Drejtësisë

Abelard Tahiri: PDK s’do të lejojë në listë zgjedhore persona të korruptuar

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Lista zgjedhore e partisë ku ai është anëtar nuk do të ketë njerëz të korruptuar.

Tahiri ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“PDK në Listën zgjedhore nuk do të lejojë njerëz të korruptuar. Kushti ynë për partnerin e ardhshëm të qeverisë është që të mos kenë njerëz që kanë probleme me ligjin. PDK-ja është parti që mund ta luftojë korrupsionin dhe mund ta zhvillojë vendin”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se prioritet i PDK-së është luftimi i korrupsionit.

Ai ka folur edhe për akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi PDK-në.

“Nuk mund të dënohemi kolektivisht si parti në rast se ndonjë individ abuzoi me pushtetin”, ka thënë Tahiri. “Gjatë qeverisjes sime u fokusova kryesisht në luftimin e korrupsionit”.