Ministri Abelard Tahiri - Foto: Ministria e Drejtësisë

Abelard Tahiri: Në raportin 100 ditësh të Qeverisë Hoti mësuam se Aeroporti ka probleme me sulmet e zogjve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën për 100 ditëshin e Qeverisë ka thënë se raporti që kanë pranuar nga ekzekutivi, ka qenë shumë teknik dhe se në të asgjë nuk është thënë.

Tahiri madje ka theksuar se qeveria ka prezantuar si problem të qeverisë edhe sulmet e zogjve në aeroportin “Adem Jashari”.

“Në raportin e 100 ditëshit ne deputetët kemi mësuar për çështjet teknike, kam pritur më shumë. Në raport ne jemi njoftuar se Aeroporti “Adem Jashari” po ka probleme me sulmet e zogjve. Ju nuk keni mundur as të kaloni një nismë ligjore për të gjashtën herë. Nuk po mund t’ju kuptoj që po vazhdoni të jeni në këtë detyrë kur nuk po mund të kaloni asnjë gjë në Kuvend”, ka thënë ai.

Deputeti Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve që të behën bashkë për rrëzimin e qeverisë dhe vendi të shkojë në zgjedhje.