Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abelard Tahiri e pranon publikisht: Kemi pasur sugjerime që të amnistohen krimet e luftës

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka pranuar se bashkësia ndërkombëtare ka tentuar ta bllokojë zbardhjen e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

“Ne e dimë rolin e bashkësisë ndërkombëtare dhe ajo që pyete ma herët; A ka pasur ndonjë hezitim apo bllokim. E them me përgjegjësi të plotë, e them: po. Jo, me bllokada direkte, mirëpo me gjithmonë një lloj demotivimi me u shkëput për një çështje të tillë”, tha Tahiri në debatin ‘Kallxo Pernime’.

Ai tha se një gjë e tillë ka ardhur prej gjithë akterëve ndërkombëtarë që janë në Kosovë.

“Kjo ndoshta me i kontribu atyre raporteve më të mira ndërfqinjësore dhe unë jap konstatimet e mia”, tha më tej ish-ministri.

 

Dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit, për krime lufte në Kosovë, nga gjyqësori vendor, duke i përfshirë edhe misionet ndërkombëtare, janë akuzuar 116 persona dhe janë dënuar 40 prej tyre. Rreth 40 janë liruar, derisa 28 persona janë arratisur pas ngritjes së aktakuzës, prej tyre 24 serbë.

Ata u dënuan nga gjykatat vendore, përfshirë misionet ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX.

Në Kosovë, 40 të dënuar për krime lufte