Abdixhiku: Zgjedhjet lokale, rikthim i madh i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e cilësuar si rikthim të LDK-së rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Abdixhiku ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do t’i kujtojnë me krenari, kurse ato të 14 shkurtit si mësim.

“Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, ka shkruar lideri i LDK-së në rrjetin social “Facebook”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar Pejën dhe Lipjanin. Kurse në nëntë komuna tjera ka shkruar në balotazh.

Në mesin e komunave që LDK-ja do të garojë edhe me një raund është edhe Prishtina.

LDK-ja në këto zgjedhje për herë të parë ka garuar me Përparim Ramën.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Arben Vitia i LVV-së ka 42,33 për qind dhe Përparim Rama i LDK-së ka 29,35 për qind të votave.

Në balotazh kanë mbetur edhe në Podujevë. Bastion ky i LDK-së të cilin e humbën në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në fund të nëntorit të vitit 2020. Këtë komunë e fitoi Shpejtim Bulliqi i LVV-së.