Abdixhiku tubim në lagjen Kodra e Trimave: Prishtina po rikthehet në bastion të LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 09.02.2025.

Në një tubim në lagjen Kodra e Trimave, ai ka thënë se Prishtina po rikthehet në bastion të LDK-së.

Abdixhiku po ashtu është zotuar për 1.5 miliard euro për kryeqytetin.

Ndërsa, më 19.01.2025 ai ka zhvilluar tubim edhe në qytetin e Pejës ku është takuar me qytetarët e Rugovës.

Po ashtu, ai ka mbajtur takim në një nëndegë të qytetit në Istog.

Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.

Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.