Lumir Abdixhiku viziton varrezat e dëshmorëve të Kosharës, FOTO: Lumir Abdixhiku, Facebook

Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 23 vjetorin e Betejës së Koshares ka vizituar varrezat e dëshmorëve të kësaj beteje.

“Sot, kujtojmë dhe nderojmë të rënët e Betejës së Koshares, nderojmë burrat si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi, e secilin hero e dëshmorë të kësaj beteje të madhe. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në altarin tonë të lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë  se “Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”.

 

Lumir Abdixhiku viziton varrezat e dëshmorëve të Kosharës, FOTO: Lumir Abdixhiku, Facebook
Lumir Abdixhiku viziton varrezat e dëshmorëve të Kosharës, FOTO: Lumir Abdixhiku, Facebook