Lumir Abdixhiku tregon se si votoi për propozimin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti

Ministri i Infrastrukturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për KALLXO.com ka thënë se ka abstenuar në lidhje me propozimin për iniciimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga ana e LDK-së.

“Kam abstenuar”, është përgjigjur shkurt Abdixhiku për KALLXO.com.

KALLXO.com pak minuta më parë raportoi në lidhje me mosvotimin e propozim mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Vjosa Osmani, ka thënë për KALLXO.com se së bashku me Lumir Abdixhikun nuk kanë votuar fare për propozimin e inicimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

https://kallxo.com/lajm/vjosa-osmani-une-dhe-lumiri-votuam-kunder-mocionit-per-rrezimin-e-qeverise/

Pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Lidhja Demokratike mbajti mbledhjen e kryesisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë konferencës për media, pas mbledhjes së partisë tha se nuk mund ta lejojë Kurtin që të tallet me ministrat e tij.

Këtë deklaratë Mustafa e dha pas asaj që LDK-ja do të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Unë nuk mund te lejoj që z.Kurti të ma tallë cdo dite ka një ministër dhe të ma shkarkoj. Nuk kam folë me Kurtin, i kam shkru se vendimin nuk ia pranoj. Nuk më ka kthy përgjigje”, tha Mustafa.

Mustafa: Nuk lejoj që Kurti të m`i tallë çdo ditë ka një ministër