Abdixhiku thotë se Serbia ka bllokuar të gjithë transportuesit që vijnë nga Kosovë

Ministri në detyrë i Infrastruktrës, Lumir Abdixhiku, në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar se autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Abdixhiku po ashtu ka shkruar se kjo është shkelje e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta gjatë luftës kundër coronavirusit, për të cilën sipas Abdixhikut, kanë rënë dakord të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në një veprim të paparë gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është një çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta gjatë luftës kundër COVID19, për të cilën kanë rënë dakord të gjitha vendet e WB6”, ka shkruar ministri Abdixhiku në Twitter.