Këshilli i Europës në Strasburg, Francë. Foto: Antigonë Isufi/ Kallxo.com
Abdixhiku thotë se Qeveria ia ka huq adresës së letrës në Këshill të Europës
Më 16 maj 2024, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz kishte dërguar një letër në adresë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për siç ka thënë ajo, zotimin për përgatitjen e një drafti për “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”, ka ngritur pikëpyetje nëse ky veprim është hap i duhur apo i gabuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se tragjedia më e madhe që ka ndodhur në këtë rast është se Qeveria e ka dërguar letrën në adresën e gabuar.
“E kanë dërgu në Parlament Europian e jo në Këshill të Ministrave, si me dërgu në Kuvend të Kosovës e jo në Qeveri të Kosovës”- tha abdixhiku në një intervistë për “KallxoPërnime” më 21.09.2024.
Abdixhiku thotë se Qeveria ia ka huqur adresës së letrës.
“Merre me mend, dhe në fund 5 minuta në 12, vendosë ta jap Asociacionin për njëantësrëism që nuk pranohet, as merret serioz e as adresa nuk është e saktë”- shtoi ai.
Në letrën e publikuar adresa shkruan, ajo e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Roussopoulo.
Ky draft, siç kishte thënë Gërvalla në maj, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.
Por ky veprim i saj është përcjell me reagime të shumta brenda në Kosovë.
Menjëherë kishte reaguar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupinaduke thënë se për këtë veprim nuk ka pas “konsultim dhe dakordim” me shefen e shtetit.
Sipas tij, presidentja Osmani përkrahë vetëm “qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara” me institucionin e Presidencës, e që në rastin konkret kjo letër nuk është e tillë.
Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nuk është vendosur në agjendën e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare, që do të mbahet më 17.05.2024.
Në Asamblenë Parlamentare më 16.04.2024, Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të këtij mekanizmi ndërkombëtar.
Kosova ka aplikuar më 12.05.2022, për anëtarësim në Këshillin e Europës, me dorëzimin e aplikacionit nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla.