Abdixhiku takon grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Siç njofton kjo Ministri, bashkë me ekspertët përkatës nga Ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me shqetësimet e ngritura.

Projekti për ndërtimin e disa vilave në afërsi të Liqenit të Badovcit ka ngjallur shumë reagime nga qytetarët.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.