Foto: LDK

Abdixhiku takon ambasadorin e Norvergjisë në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se sot, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Sipas njoftimit, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në njoftim nuk është specifikuar më shumë sa i përket qëndrimit për dialogun.

Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl,thuhet se ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Sot Abdixhiku gjithashtu ka pasur një takim virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në këtë takim, ai ka njoftuar se ka folur me Von Cramon për politikat e reja të LDK-së dhe zhvillimet tjera politike në Kosovë.

“Pata një takim të mrekullueshëm virtual me raportuesen për Kosovën Viola von Cramon. Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.