Foto: Lumir Abdixhiku, Facebook

Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, flasin për ecurinë e fushatës

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, më 04.02.2025, është takuar më ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit, Abdixhiku e ka njoftuar Ambasadorin gjerman për ecurinë e fushatës eloktorale.

Lideri i LDK-së ka thënë tutje se e ka njoftuar Rohden për projektet kryesore, që siç thotë ai “do t’i nisin si Qeveri pas 9 shkurtit.”

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si Qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik.” – ka shkruar ai.

Fushata për Zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar zyrtarisht, më 11.01.2025.

Partitë politike po mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Për këto Zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.

Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre, me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet e tjera në fuqi.

Këto do të jenë Zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.