Abdixhiku: Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën

Një polic mbeti i vdekur, një tjetër i plagosur e një tjetër i lënduar nga sulmi që u bë në orët e hershme të ditës së sotme në fshatin Banjskë të Zveçanit. 

Dy policët që i shpëtuan këtij sulmi janë jashtë rrezikut për jetë. 

Deri më tani ka pasur reagime të shumta për ngjarjen, e një reagim erdhi edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. 

Ai ka kërkuar nga institucionet e rendit e drejtësisë që tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi terrorist ndaj Policisës së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues. Në emër të LDK-së, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë” – ja thënë Abdixhiku.

Tutje ai tha se në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. 

“Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit” – shtoi kryetari i LDK-së.

Ai tha se në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë dhe se me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë. 

Krasniqi: Është sulm kundër shtetit të Kosovës, duhet të qëndrojmë të bashkuar