Foto: Lumir Abdixhiku, Facebook

Abdixhiku prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie më 04.12.2024 ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

Në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika e Kosovës sot gjendet në udhëkryq historik, duke thënë se “shtyllat e saja identitare, nga demokracia e shprehja e lirë, nga ëndrra euroatlantike deri tek mbajtja e njerëzve mes nesh, janë vënë bast në zaret e fateve politike të papërgjegjshme”.

Ai ka thënë se lista e deputetëve përmban individë me integritet personal, politikanë me përvojë shembullore, të rinj e të reja që tek nisin rrugëtimin e vet politik.

Ndërsa ka bërë të ditur se për herë të parë, LDK ka 36 për qind të kandidatëve gra.

Teksa ka thënë ka kërkuar të përfshihen edhe disa nga kryetarët e komunave, Abdixhiku ka falënderuar Gazmend Muhaxherin, Imri Ahmetin, Sokol Halitin e Xhafer Gashin që janë bashkuar në këtë listë.

Lista e kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së

Me nismën ‘Rruga e Re’, kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, synon realizimin e tri ambicieve kryesore nëse arrin t’i fitojë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 09.02.2025.

Investimet e prekshme qeveritare sipas Abdixhikut do të mbërrijnë në pesë miliardë euro brenda katër vitesh mandat, gjë që është një nga tri shtyllat kryesore të planprogramit të tij, që i prezantoi në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, më 21.09.2024.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025.