Takimi mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe presidentit shqiptar Ilir Meta më 25 nëntor 2021, Foto: Lumir Abdixhiku/ Facebook

Abdixhiku pas takimit me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot me bashkëpunëtorë, ka pritur në selinë e LDK-së, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai ka thënë se me Metën kanë biseduar hapur për vizionin e përbashkët për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.

“Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Abdixhikut, Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik.

Presidenti shqiptar Ilir Meta po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot ka nisur takimet me përfaqësues politik dhe institucional të vendit.