Abdixhiku pas caktimit të datës së zgjedhjeve: Më 9 shkurt le të ringritemi si një!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani e caktoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!”  ka shkatyar ia në Facebook.

Presidentja Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.