Abdixhiku në takim me Ramën, diskuton situatën në veri

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Abdixhiku tha se gjatë takimit kanë diskutuar për situatën në veri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.

“Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se e ka falënderuar Ramën për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme.

“Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, përfundoi Abdixhiku.

Në mëngjesin e ditës së sotme, Rama është pritur me ceremoni shtetërore, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama gjithashtu ka zhvilluar takime edhe me liderët e partive tjera politike në Kosovë.