Abdixhiku: Në këtë krizë lajmi i mirë është se cilësia e ajrit është përmisuar

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur në këtë kohë pandemie, ku qarkullimi është reduktuar, cilësia e ajrit nëpër qytete është përmisuar rrënjësisht.

“E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Sipas tij, pasi të përfundoi kjo situate duhet menduar seriozisht për transformimin rrënjësor të transportit publik.

“Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë. Rrini në shtëpi. Edhe pak. Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”, ka shkruar ministri, të enjten.