Abdixhiku: Marrëveshja LDK-LVV brenda një jave ose nuk do të arrihet fare

Anëtari i kryesisë së LDK-së dhe deputeti Lumir Abdixhiku ka thënë sonte se marrëveshja për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje ose do të arrihet brenda një jave ose nuk do të ketë fare marrëveshje.

Këto komente Abdixhiku i bëri në emisionin Rubikon të KTV-së.

Për mosarritjen deri më tani të marrëveshjes LDK-LVV, Abdixhiku e bëri fajtore partinë e Albin Kurtit, e cila, sipas tij nuk po i zoton votat për presidentin e vendit dhe për kryetarin e Kuvendit, të cilët sipas tij duhet t’i jepen partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Po ashtu, Lumir Abdixhiku tha se nëse do të dështojë arritja e marrëveshjes së koalicionit dhe nëse vendi shkon në zgjedhje të reja atëherë nuk është faji i LDK-së.

LVV e LDK pajtohen veç për të vazhduar takimet

.