Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abdixhiku - Kurtit: Të vetmit që po flasin për rrëzim të Qeverisë, janë nga kabineti yt

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për krizën e grevës, energjisë e inflacionit nw vend.

Sipas Abdixhikut për këto kriza, adresa e përgjegjësisë është tek kryeministri i vendit.

“Kosova nuk ka Qeveri. Jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Në vend të gjetjes së zgjidhjeve për çdo problem, nga greva tek energjia  einflacioni, ikja e shëndetësisë, ne dëgjojmë narracione të 14 shkurtit, fajësime për 20 vite e konspiracione për rrëzim të Qeverisë”- ka deklaruar Abdixhiku.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të bëjë zgjidhje për secilën krizës, duke shtuar se sipas Abdixhikut kryeministri po e ka frikë rrëzimin e Qeverisë

“Kryeministër bëj zgjidhje për secilën krizë, lirohu nga paranojat e argatëve të Serbisë, armiqve të padukshëm e rrëzimi i Qeverisë. Dy vitet e para i ke kaluar me 14 shkurt, dy vitet tjera me frikë se po rrëzohesh, në fakt njerëzit e vetëm që po flasin për rrëzim të Qeverisë, janë tek ti në kabinet. Këtë mund ta kuptojmë në ditët në vijim” – tha Abdixhiku.