Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abdixhiku kritikon Kurtin: I dehur nga jeta prej pushtetari

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka adresuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Ai, përmes Facebook-ut, e quajti Kurtin populist ndërsa tha se ai nuk e njeh “rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”.

“Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë! Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë.

Përmes reagimit në rrjetin shoqëror, Abdixhiu publikoi disa të dhëna të shkallës së inflacionit në vendet e Evropës.

“Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, tha kreu i parisë opozitare, LDK.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në qershor të këtij viti, norma vjetore e inflacionit, e matur në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ishte 14.1 për qind.