Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi

Abdixhiku ia dorëzon detyrën e ministrit bashkëpartiakut të tij

I sapoemëruari ministër i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pranuar detyrën nga ish ministri i këtij dikasteri, Lumir Abdixhiku, njëherësish bashkëpartiakë nga radhët e LDK-së.

Siç njofton Ministria e Infrastrukturës, Abdixhiku e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVI-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga MI.

Kurse, Abrashi e falënderoi Abdixhikun “për punën e mirë” në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.

Lumir Abidixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë Kurti.

Por me formimin e Qeverisë se re, Abdixhiku nuk ka pranuar që jetë pjesë e kësaj qeverie, ani pse partia e tij është në krye të ekzekutivit me Avdullah Hotin.

Qeveria e re përbëhet nga koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe.