Kandidati i LDK-së për deputet, Lumir Abdixhiku, Foto: LDK/Facebook

Abdixhiku i LDK-së, akuzon mediat për sulm ndaj partisë së tij

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Lumir Abdixhiku ka deklaruar, se mes tjerash, kanalet mediatike janë kundër partisë së tij.

Abdixhiku ka shtuar se të gjithë po e sulmojnë kontributin 31 vjeçar të LDK-së.

“Ta dini ju sigurt, këtë herë kjo betejë është më e vështirë sepse të gjithë janë bërë kundër nesh, të gjithë, pa dallim, partitë politike, mendjet që thirren si të pavarura, kanalet mediatike e kështu me radhë. Dhe nuk po e sulmojnë vetëm qeverisjen dhe modelin e LDK-së, po e sulmojnë LDK-në për 31 vite kontribut, për këtë bëhet fjalë”, ka thënë ai.

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverisjen LVV-LDK ka thënë se “sot marre nuk është me qenë me LDK-në, sot marre është mos me qenë me LDK-në”.

Këto deklarata ai i dha në një tubim elektoral në Kamenicë.