Abdixhiku e Quni drekojnë në mensën e kazermës ‘Adem Jashari’

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në kazermën “Adem Jashari”, ku ka drekuar me minisrin e Mbrojtjes Anton Qunin, duke mbajtur distancë për shkak të gjendjes nga coronavirusi.

“Kur mbetëm keq e na duhej ndihmë, i telefonova Antonit. I shpjegova vështirësitë e transportit të sigurtë për në karantinë – pa rrezikuar shëndetin publik. Dhe si ushtarak që është më pyeti thjeshtë ‘A ka mbetë puna tek ne? Na leni këtë pjesë’. Pjesa tjetër ishte krejt e lehtë”, ka skruar ministry Abdixhiku në Facebook.

Duke falënderuar ushtarët e FSK-së, Abdixhiku ka njoftuar se sonte do kthehen edhe 96 qytetarë të tjerë në Prishtinë.

“Sot bashkë me Antonin drekuam në menzën e kazermës ushtarake ‘Adem Jashari’. Natyrisht mbajtëm distancë. E falenderova ministrin e i falenderova ushtarët tanë për gjithë kontributin që bëjnë në kthimin e qytetarëve tanë në shtëpi. Janë shtylla e fundit ku gjejmë mbështetje të gjithë. Sonte kthehen edhe 96 qytetarë të tjerë në Prishtinë”, thuhet në shkrimin e tij.

Ministri i MIA-s, ka shtuar se secili i kthyer do të vendoset në karantinë.

“Ju lus, edhe një herë, për shkak të kapaciteteve të ngarkuara në Kosovë, të paraqiteni për kthim vetëm nëse keni urgjencë. Secili i kthyer vendoset në karantinë. Na jepni kohë të organizohemi më mirë. Jepni prioritet të njerëzve me nevojë. Si shtet e kemi detyrë e obligim të kujdesemi për secilin qyterarë tonin kudo që është”, ka shkruar ai.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 21 raste me coronavirus.