Abdixhiku e quan papërgjegjësi grumbullimin e njerëzve te salla “1 Tetori”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur papërgjegjësi grumbullimin e njerëzve të Qendra e Imunizimit te salla “1 Tetori”.

“Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.  Një Qeveri e tërë në gjumë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Mëngjesin e sotëm mediat kanë raportuar për grumbullimin e njerëzve para kësaj qendre.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë arsyetim për grumbujt e njerëzve para qendrës së imunizimit “1 Tetori”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, grumbullimi është shkaktuar për arsye se kanë ardhur qytetarë edhe nga komunat e tjera.

MSh njofton po ashtu se qytetarët e komunave të tjera duhet t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen.

Gjithashtu, për këtë grumbullimit ka reaguar edhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë arsyetohet për grumbullimin e qytetarëve te salla “1 Tetori”