Abdixhiku: E kam ftuar Qëndron Kastratin të garojë si kandidat i LDK-së, ka refuzuar për arsye ideologjike

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit i ka ofruar Qëndron Kastratit të garojë nën flamurin e LDK-së.

“Qëndronin e kam ftuar që të garojë për LDK-në, e kam ftuar që të jetë pjesë e LDK-së, por përgjigjja ka qenë që kemi dallime ideologjike, ju jeni i djathë unë jam i majtë, dhe mua më ka pëlqyer shumë kjo përgjigje”, tha Abdixhiku në televizionin T7.

Në balotazhin e mbajtur më 14 nëntor Qëndron Kastrati është mposhtur nga kandidati i LVV-së për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj.