Foto: Lumir Abdixhiku/ Twitter

Abdixhiku dhe Cramon flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pasur një takim virtual me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në këtë takim, ai ka njoftuar se ka folur me Von Cramon për politikat e reja të LDK-së dhe zhvillimet tjera politike në Kosovë.

“Pata një takim të mrekullueshëm virtual me raportuesen për Kosovën Viola von Cramon. Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.