Abdixhiku: Arrestimi i Molliqajt ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Arrestimin e Molliqajt kryetari i LDK-së e ka quajtur hakmarrjeje politike.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai u ka bërë ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij “teatri politik të një Qeverie paranoike”.

Arrestohet Dardan Molliqaj