Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abbott i uron suksese Kosovës pas aplikimit në KE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott i ka uruar suksese Kosovës në aplikimin e saj në Këshillin Evropian.

Ai këtë aplikim e ka cilësuar si një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar.

“Dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është një sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë tutje Abbot.

Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg.