Abazoviq uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se në letrën e tij, Abazoviq ka uruar Konjufcën për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, ndërsa ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Letra është shkruar në gjuhën angleze.

Më poshtë e gjeni të plotë letrën e zëvendëskryeministrit Abazoviq për kryeparlamentarin Konjufca:

Shkëlqesia Juaj,

Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin Tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me Ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju.

Foto: Kuvendi i Kosovës