Abazoviq takohet me Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka ofruar mbështetjen e plotë për zgjidhje të përhershme në rajon.

Në një postim në tëitter, Abazoviq ka thënë se me Kurtin ka biseduar për lidhet mes Kosovës dhe Malit të Zi në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin. Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për lidhjet tona të mira në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”- shkruan Abazoviq.