Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq Foto: Twitter

Abazoviq shkon në Ohër për Samitin "Ballkani i Hapur": Unë do t'i përgjigjem ftesës së Vuçiqit

“Nuk kam dëgjuar argument të vlefshëm se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është i mirë për Malin e Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në ‘Samitin e Ballkanit të Hapur’ në Ohër. Do të shkoj në cilësinë e kryeministrit”, tha Abazoviq, duke theksuar se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që duhet të pranohet.

Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar, raporton media serbe B92.

Por Abazoviq ka thënë se nuk ka dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është i mirë për Malin e Zi.

“Nëse nuk është mirë për një parti apo politikan, le ta thonë. Nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm nga shteti”, tha Abazoviq.

Pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” nuk është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina por me deklaratën e fundit të Abazoviqit mbetet të shihet nëse edhe Mali i Zi do t’i bashkohet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.