
Abazoviq për Samitin e Berlinit: Po krijojmë një rajon më afër vlerave të BE-së
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se në kuadër të Samitit të Berlinit po krijohet një rajon më i mirë, më i integruar dhe më afërt vlerave të Bashkimit Evropian.
“Sesionet e punës në Samitin e liderëve të vendeve të Procesit të Berlinit ku flasim për bashkëpunimin rajonal, tregun e përbashkët rajonal dhe sigurinë e furnizimit dhe transformimit”, ka shkruar ai në facebook.
Abazoviq ka paralajmëruar nënshkrimin e tri marrëveshjeve rajonale për lirinë e lëvizjes me kartë identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
Sot në kryeqytetin gjerman, Belin do të mbahet Samiti i Berlinit, ku nikoqir është kancelari gjerman Olaf Scholtz.
Gjashtë liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor do nënshkruajnë tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe kualifikimit profesional.
Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares Angela Merkel.
Kjo iniciativë kishte qëllim krijimin e platformës për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit.
Samiti i ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit pritet të mbahet, vitin tjetër, në Tiranë.