Abazoviq e Rama vizituan Iripin, qytetin e ‘shkatërruar’ të Ukrainës

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi janë duke qëndruar në Ukrainë, më saktësisht në qytetin Iripin, që është një prej qyteteve më të goditura nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka publikuar fotografi nga vizita në qytetin e Iripinit, duke treguar se mijëra familje janë shkatërruar si pasojë e luftës.

“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1 mijë e 100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua …Neve na vjen keq për Ukrainën, për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh”, ka shkruar Abazoviq në rrjetin social Twitter.

“Paqja është e paçmuar”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme, Abazoviq së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kanë arritur në Ukrainë.

Rama e Abazoviq paraqiten nga kryeqyteti i Ukrainës