AAK shpall zgjedhjet e brendshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur zgjedhjet brenda partisë.

Sipas njoftimit, zgjedhjet e brendshme do të mbahen nga data 1 dhjetor 2021 dhe do të zgjasin deri më 1 qershor 2022.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së”, thuhet në njoftim.