AAK-së i bashkohet Mustafa Bajrami

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua sot doktori i logjikës dhe filozofisë analitike, Mustafa Bajrami.

Lideri i AKK-së, Ramush Haradinaj, në njoftimin e tij, u shpreh mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës.

“Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi”, ka shkruar Haradinaj, të mërkurën.

KALLXO.com raportoi dje së në AAK aderoi Labinot Tahiri nga partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja.

Labinot Tahiri kalon në AAK