AAK-së i bashkohet infektologu Shemsedin Dreshaj

Mjeku infektolog i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Daut Haradinaj, përmes një publikimi në Facebook.

“Listës së AAK-së i bashkohet profesor doktor Shemsedin Dreshaj nga Peja, nip i Bajraktarit të Rugovës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.