AAK në Reçak

AAK: Reçaku bëri kthesën historike

Deputetët e kryetarë komunash nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkruar se Reçaku ka bërë kthesën historike.

“Nderuam sakrificën e Reçakut. Vendit që bëri kthesën historike. Kosova dhe bota demokratike me të drejt e cilësuan këtë masakër si ndër masakrat më çnjerëzore të fundshekullit të kaluar. Themeli i lirisë dhe pavarësisë e ka emrin sakrificë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

21 vite nga masakra e Reçakut

.