FOTO: AAK

AAK reagon pas dëmtimit në Kllokot e Partesh të banerëve me foto të Ramush Haradinajt - FOTO

Baneri i kandidatit për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, është demoluar.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe AAK duke e quajtur veprimin të turpshëm dhe vandal.

“Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Tutje në njoftim thuhet edhe se veprime të ngjashme kanë ndodhur edhe në një komunë tjetër, atë të Parteshit.

“Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime”, vazhdon reagimi i AAK-së.

AAK ka kërkuar nga organet e rendit që të hetojnë rastin e demolimit të banerëve të kandidatit për president Ramush Haradinaj.

“Kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore”, thuhet në reagim.

FOTO:AAK