Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK propozon që paga minimale të jetë 370 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj ka thënë se propozimi i partisë së tij është që paga minimale duhet të bëhet 370 euro neto.

Duke reaguar pas masave të fundit të Qeverisë, Haradinaj në një konferencë për media tha se shuma prej 100 eurove, sipas tij, e fsheh dështimin e Kurtit për rritjen e pagave.

“Është e vogël kjo shumë që Kurti ta fsheh dështimin e tij për rritjen e pagave. Të punësuarit kanë nevojë për paga të dinjitetshme. Propozojmë që paga minimale neto të jetë 370 euro”, tha Haradinaj.

Ish-kryeministri po ashtu ka kërkuar nga Qeveria që të heqë taksën për pagat nën 370 euro dhe të kalojë Ligjin për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

“Qeveria duhet të veprojë pa vonesë që ta heq taksen për pagat nën 370 euro. Duhet të kalojë ligji për mjetet e Trustit. Duhet me iu kthy qytetarëve paret për faturat e fryra”, tha Hardinaj.

Sot, Qeveria Kurti ka prezantuar masa të reja mbështetëse për disa kategori në Kosovë. Sipas kryeministrit Albin Kurti, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit publik e privat.

Kurti: Do t’i ndajmë nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e studentët