AAK prezanton programin zgjedhor 2021-2025

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se AAK-ja hyn në garë me bindje për fitore.

E arsyeja pse mendojnë se do ta marrin besimin e qytetarëve sipas Haradinaj është se AAK-ja e ka programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

“Është program i plotë i kompletuar dhe sot do të paraqitet nga kolegët e mi. E para dalje nga kriza ekonomike aktuale, pastaj ky program ka planin për zhvillimin ekonomik në 4 vitet e ardhme, siguria shteti i të drejtës, fushat sektoriale, të gjitha të përfshira, arsim, shëndetësi mjedis”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur disa punë të “kryera” sa ishte në qeveri AAK-në.

Ai tha se punët që i veçojnë janë ushtria e Kosovës, pronësia mbi Trepçën dhe përmirësimi energjetik dhe ligji për Prishtinën.

Fatmir Gashi kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në fushën e ekonomisë tha se AAK-ja prezanton dy dokumente bazë të politikave ekonomike që e ngritin Kosovën në këmbë dhe fillojmë rrugën e ristrukturimit të ekonomisë sonë e para pako e rindërtimit dhe aleanca për zhvilli.

“Do të themelojmë fondin për rindërtim ekonomik i cili do të jetë 1 miliard euro nga buxheti, nga fondet e ndryshme nga jashtë nga borxhi publik i brendshëm e i jashtëm dhe nga granatet ndërkombëtare që do ti fitojmë me kohë”, tha Gashi.

Edhe ministri në detyre i Drejtësisë Selim Selimi, tha se do të reduktojnë korrupisionin, do të luftojnë krimin e organizuar dhe dukurive tjera negative në Kosovë do tu qasn me veprime konkrete.

Fatmir Gashi kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në fushën e ekonomisë tha se AAK-ja prezanton dy dokumente bazë të politikave ekonomike që e ngritin Kosovën në këmbë dhe fillojmë rrugën e ristrukturimit të ekonomisë sonë e para pako e rindërtimit dhe aleanca për zhvilli.

“Do të themelojmë fondin për rindërtim ekonomik i cili do të jetë 1 miliard euro nga buxheti, nga fondet e ndryshme nga jashtë nga borxhi publik i brendshëm e i jashtëm dhe nga granatet ndërkombëtare që do ti fitojmë me kohë”, tha Gashi.

Edhe ministri në detyrë i Drejtësisë Selim Selimi, tha se do të reduktojnë korrupisionin, do të luftojnë krimin e organizuar dhe dukurive tjera negative në Kosovë do tu qasn me veprime konkrete.

Erblina Tahiraj ka folur për pjesën e programit për rini duke thënë se Aleanca do të krijoj qartësi për të ardhmen e secilit dhe sot ë synoj që rinin ta bëjnë pjesëmarrëse në ndërtimin e së ardhmes dhe në ndërtim të shtetit.

“Aleanca synon të siguroj e realizoj edukim jo formal të garantuar për çdo të ri në nevojë për përgatitje në tregun e punës, identifikimin e talenteve të veçantë dhe trajtimin institucional të karrierës së tyre, fondin për financimin e punësimit të parë të të rinjve”, tha ajo.

Edhe Meliza Haradinaj Stublla ministre në detyrë e Punëve të Jashtme tha se programi i politikës së jashtme i Aleancës garanton se Kosova është e përhershme e pa prekshme dhe e pa kushtëzuar e njohur nga 117 shtete të botës.

“diplomacinë e Kosovës do ta fokusojmë në arritjen e njohjes universale të Republikës së Kosovës duke u përqendruar në 5-shen mos njohëse të Bashkimit Evropian në shtetet me interes dhe ndikim dhe ndikim të lartë strategjik siç është Vatikani, India, Brazili, Meksika dhe shumë shpejtë do ta formatizojmë njohjen nga Izraeli”, tha ajo.

Kosova në NATO është prioritet mbi prioritete shtoi Haradinaj Stublla.

Haradinaj kandidohet për president në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës