AAK: Nuk raportohet për parregullsi deri tani

Besik Tahiri sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një konferencë për medie ka thënë se informatat e tyre të ardhura nga terreni, u tregojnë se procesi ka filluar mirë dhe vendvotimet janë të hapura dhe se nuk raportohet për ndonjë parregullsi deri më tani.

“Shtabet komunale raportojë se përkundër reshjeve të borës shumica dërmuese e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e votimeve janë të hapura”, tha Tahiri.

Ai ka ftuar qytetarët që përkundër mortit me borë të dalin të votojnë dhe ta forcojnë vendin.

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë  si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka kontestuar zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.