Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK: Nuk e mbështesim Qeverinë, por e mbështesim planin franko-gjerman

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk e mbështet Qeverinë Kurti, mirëpo e mbështet planin franko-gjerman. Kështu ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë bërë një menaxhim tepër jo serioz dhe kanë qenë tepër të pasaktë  dhe jo strategjik. Krejt kursi i tij është gabim. Shumë thonë që AAK-ja e mbështet qeverinë, ne nuk e mbështesim qeverinë. Ne mendojmë që nuk ka qeveri më të dobët dhe nuk ka situatë më të vështirë, nuk mbahet në mend në një situatë më të vështirë kur  qeveria nuk ka as një lëvizje për forcimin e ekonomisë , zbutjen e varfërisë për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të forcuar shtetin dhe administratën e shtetit. Por kjo nuk është tema sot.  Tema sot është ballafaqimi me Serbinë. Ne e kemi dhënë qëndrim tonë në Kuvend, kryetari Haradinaj ka thënë po ne e mbështesim planin franko-gjerman, për shkak se mendojmë që kjo er arrin e dërgon Kosovën  përpara në këto rrethana dhe i kemi garancionet e SHB-së, nuk kemi cka mshefim.  Albin Kurti do të mbahet mend që për dy vite një shirit nuk ka mundur që ta prej, qe nuk arrit me rrit me rrit një rrogë, që ka bërë hajgare me popullin e vetë, me ligjin e pagave.  Është fokusua në një temë që në programin e vetë e ka pasur temën e 7-të”

Tahiri foli edhe për vizitat të shumta të kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe deputetëve tjerë të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për qëllim kanë pasur për të ndihmuar dhe për të shtyer përpara agjendën e Kosovës. Ai tha se ShBA-të as një herë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës, dialogut të saj me Serbinë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Ai foli edhe për takimet që Ramush Haradinaj ka realizuar me shumë senator dhe kongresist amerikan, në mesin e tyre edhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar, takimin me kongresmenin Ritchie Torres e të tjerë./Rtklive