AAK mbështet Burim Berishën e LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që në balotazh ta mbështes Burim Berishën, kandidatin për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të AAK-së – Dega në Fushë Kosovë.

“Kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Fushë Kosovës të mbështesim kandidatin e LDK-së, Burim Berishën”, thuhet në postim.

Ata njoftuan se vota e çdo anëtari të AAK-së në Fushë Kosovë do të jetë në mbështetje të plotë për Berishën.

Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit arriti që t’i marrë 49.72 % të votave.

Në balotazhin e 14 nëntorit, Berisha do të garojë kundër Enver Bajçincës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve arriti të marrë 25.58% të votave.