Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK: LVV po tenton kontrabandimin e temave që nuk janë urgjente

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme që po diskutohet për futjen në rend dite raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe ai i bordit ARKEP, tha se me këtë LVV po tenton ta kapë shtetin.

“Grupi parlamentar i AAK e sheh këtë qasje dhe këtë logjikë të kontrabandimit të temave në seancë, ne e shohim si një logjik e gabuar që nuk është në frymë parlamentar edhe mbi të gjitha lidhet me një temë që s’ka urgjencë”, tha Tahiri.

Sipas tij, emërimi i bordit të AKREP dhe shkarkimi i AKP është një synim i LVV-së që të kapë institucionet.

“Kjo temë nëse ka urgjencë, kryesia e bënë rendin e ditës dhe në kryesi asnjëherë nuk është diskutuar. Ne mendojmë që synim imi për të shty agjendën që është me një qëllim, kapje të institucione rend me rend dhe jemi kundër kësaj dhe kërkojmë që të bëhet më një seanca tjetër”, shtoi Tahiri.

Mimoza Kusari Lila, u.d kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme, propozoi që të futen dy pika shtesë të rendit të ditës.

Ajo kërkoi që të futen në rend dite raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe ai i bordit ARKEP.

Kusari- Lila propozon që të futen në rend dite raporti vjetor i AKP-së, kundërshtohet nga PDK