AAK kundër qeverisë Kurti: Në fillim në Kuvend, nuk i përjashton as protestat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar në të cilën edhe një herë është theksuar që kjo parti nuk e do largimin e takës dhe anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit.

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, tha që këto dy projekte në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe si të tilla nuk duhet të anulohen.

“Tema e bisedës ka qenë iniciativa e qeverisë Kurti për heqjen e taksës, heqjen e projektit të auto rrugës së Dukagjinit, kemi pasur edhe disa tema të tjera. Ne kemi marrë një qëndrim që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ti përdor të gjitha metodat e saj demokratike, faktike me argumentu dhe me mbrojte tezen e taksës dhe projektit të auto rrugës së Dukagjinit”, tha ai.

Abrashi tha që AAK do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Koosvës pikërisht për këto çështje.

Sipas Abrashit ndërrimi i qeverisë nuk duhet të nënkuptojë që vendimet e qeverisë paraprake duhet të anulohen.

“Dikun rreth 63 mijë qytetarë të Kosovës sot jetojnë në atë pjesë ku është parapa ndërtimi i autorrugës së Dukagjinit edhe nuk kemi asnjë arsye me besu që këta qytetarë të ndahen nga projektet e tjera. Besoj që argumentet që do t’i japim publikisht do të bëjmë shtytje që kjo qeveri e cila vetëm ka paralajmru do të rrijë pas vendimeve të qeverisë Haradinaj”,, the tutje ai.

Sipas tij, qeveritë e Kosovës duhet ta kenë një kontinuitet para secilit vendim paraprak që kanë të bëjnë me auto rrugë.

“Nuk po shoh asnjë arsye masi që kemi disiplinë financiare që këto rrugë të mos i vazhdojmë ashtu siç është paraparë në qeverisjen paraprake. Personalisht mendoj që nuk ka pas shkelje ligjore”, tha tutje ai.

Abrashi kritikoi vendimin e kryeministrit aktual, Albin Kurtit që taksa të zëvendësohet me reciprocitet.

“Parimi i reciprocitetit për ne është një parim abstrakt, nuk është e qartë çka nënkuptohet me reciprocitet. Taksa ka qenë ajo e cila e ka sensibiluar çështjen e Kosovës dhe vet fakti që Grenel dhe Merkel kanë ardhur në tavolinën e bisedimeve nënkupton që çështja e Kosovës mund të zgjidhet në vitin 2020″, tha ai.

Në anën tjetër ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk mohoi që mund të ketë pasur shkelje të procedurave ligjore në projektin e auto udhës.

“Ne do të kundërshtojmë fuqishëm, dhe nuk është e vërtetë që nuk janë ndjekur procedurat sipas ligjeve të prokurimit publik. Nuk ndryshon bota me ardhjen e një qeverie, dhe i lutem që projektet të vazhdojnë sepse shkojnë në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Lekaj nuk mohoi që mund të organizojnë protesta për të kundërshtuar reciprocitetin.

“Ne vazhdojmë me metoda demokratike, por në asnjë moment nuk i përjashtojmë protesta. Do të bisedojmë me partnerët tanë në opozitë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Në nëntor të vitit 2018, ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur tarifë 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ky vendim i kryeministrit të atëhershëm pritet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë nga kryeministrit aktual Albin Kurti.

Në anën tjetër projekti për autostradën e Dukagjinit pritej të i kushtojë buxhetit të Kosovës mbi 1 miliard euro.

Ish- ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka insistuar se ky projekt do të jetësohet dhe se largimi i qeverisë nuk e ndalë.

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në vend të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, kanë në plan vetëm zgjerimin e rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Avdullah Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do ta ndërtojë autostradën e Dukagjinit