AAK: Kosova ka bërë hap të madh përpara me marrëveshjen e Uashingtonit

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se Kosova ka bërë hap të madh përpara me marrëveshjen e Uashingtonit.

“Me njohjen  Kosovës nga shteti i Izraelit, SHBA-të edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon”, tha ajo.

Deputetja shtoi se presim që edhe Bashkimi Evropian  të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë për njohje nga pesë shtetet anëtarë dhe heqjen e vizave.

Kryeministri Avdullah Hoti po raporton sot në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura në ShBA më 4 shtator.