AAK kërkon që të vaksinohet stafi arsimor në Kosovë

Shemsedin Dreshaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se arsimi jo cilësor, jo adekuat, rezulton me dështim.

“Rënia permanente në cilësi solli vendin dhe rininë në gjendje të pashpresë”, tha Dreshaj duke shtuar se pasojat në arsim janë vështirë të matshme.

Edhe arsimi i lartë sipas tij nuk është hiç më mirë.

Këto deklarata Dreshaj i tha gjatë debatit parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

“Në total për t’i vaksinuar komplet stafin arsimor dhe administrativ na duhen vetëm 3 ditë. Ju rekomandojmë të sigurohet vaksina para korrikut, të vaksinohen mësimdhënësit në gjitha nivelet e sektorit publik e privat, hartoni strategji të bazuar në fakte për rimëkëmbje të arsimit”, tha Dreshaj.