AAK kërkon nga grupet parlamentare ta heqin nga rendi i ditës projektligjin për pagën minimale

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare në emër të AAK-së që ligjin për pagën minimale të hiqet nga rendi i ditës.

“Po shpresoj që edhe LVV edhe Qeveria të reflektojë sepse mendoj që është gabim shumë i madh”, tha Tahiri.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në seancën e cila do të mbahet këtë të enjte ku në rend dite është ligji për Trustin, që deputetët të reflektojnë.

“Në seancën e radhës kemi kërkuar që deputetët të reflektojnë për ligjin për Trustin”, tha ai.

Sipas Tahirit, sa i përket agjendes legjislative, Ligji i pagave nuk është askund.

Sipas tij edhe gjendja me çmimet në Kosovë është e tmerrshme.

“Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por është qeverisja”, tha ai.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka ripërsëritur kërkesën për ta tërhequr nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale nga seanca e Kuvendit të Kosovës.

PDK kërkon të hiqet nga rendi i ditës projektligji për përcaktimin e pagës minimale